
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Derven. Në aksident janë përfshirë disa makina.Si pasojë e përplasjes së mjeteve, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë
Ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Raportohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda njërës prej makinave të përfshira në aksident.
