10.7 C
Elbasan
Ballina KRONIKË Aksident i rëndë në Himarë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Aksident i rëndë në Himarë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

0
206

Një aksident me pasojë vdekjen e një persona dhe plagosjen  e dy të tjerëve është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Piqeras të Himarës.

Një automjet tip “Ford” me targa të Durrësit në të cilin ndodheshin tre persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi Armand Asllani, i cili ishte pasagjer në mjet.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa të plagosurit drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip “Ford”me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tags

ora news