
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus me pasagjerë të shumtë ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venecia dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit.Sipas burimeve nga La Repubblica, autobusi ka rënë mbi telat elektrik dhe ka marrë flakë.
Kryebashkiaku Brugnaro thotë se ka të paktën njëzet të vdekur dhe 40 të plagosur.
Për momentin nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë zjarrfikësit dhe shumë ambulanca janë në vendngjarje.Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit.
