Aksident I rëndë në Lushnjë-Berat.Humb jetën shoferi

0
59

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat në Kashtebardh, ku është përfshirë një autobot i mbushur me karburant dhe një mjet bujqësor.

Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.

Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.

Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.