Aksident i rendë në Prrenjas, një i vdekur dhe një i plagosur

0
178

Foto ilustruese

Një áksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Prrenjas-Qafë thanë në fshatin Urakë të Prrenjasit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një grua ka humbur jetën dhe një tjetër person është plágosur.

Personi që ka mbetur i lënduar është dërguar në spitalin e Prrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve gruaja që ka humbur jetën është identifikuar si Nekie Raçe, 68-vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin, ndërsa vijojnë hetimet për përgjegjësit.