Aksident i rëndë në rrugen e Arbrit.Humbin jeten 3 persona

0
96

Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, raportohet se janë dy vëllezërit që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit.

Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasja Lulzime Istrefi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur katër të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital. Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Bulqizë / Informacion paraprak:

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.