Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.
Një automjet, me drejtues A.H., ka qenë duke udhëtuar në këtë aks rrugor, në momentin që ka përplasur 60-vjeçarin. Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.
Njoftimi i policisë: Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(f.m/dosja.al)