Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme tek “Ura e Spatharit”, në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujë.
Fatmirësisht, tre persona që ndodheshin në automjet kanë arritur të dalin. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.


