Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga në zonën e Bishtit të Malit, ku viktima është një grua rreth 60-vjeçe. Sakaq policia nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes. 3 të plagosurit po transportohen drejt spitalit.
E aksidentuar ka mbetur një familje që po kthehej nga një darkë nga të afërmit.
Në makinë udhëtonte nëna, me 2 djemtë dhe nusen e djalit. Për pasojë ka ndërruar jetë nëna 60 vjeçe. Plagosen 2 djemtë dhe nusja.
Sipas burimeve shtetasi A.Kapaj 46 vjeç në gjendje kome.
S.Kapaj 29 vjeç dhe M.Kapaj 40 vjeçe jashtë rrezikut.