Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të policisë, automjeti që drejtonte një 64-vjeçar ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Si pasojë 64-vjeçari A.A., ka humbur jetën.
Shkak dyshohet se mund të ketë qenë pagjumësia e shoferit ose problemet shëndetësore që mund të ketë pasur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Muçaj, aty ku është grupi hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2024, në rrugën e fshatit Muçaj, shtetasi A. A., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dyshohet për shkak të pagjumësisë, ose problemeve shëndetësore, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.