Aksident i rëndë në Zvirinë, humb jetën drejtuesi i motorit

0
308

 

Një 73-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Korçë.

Mësohet se një makinë është përplasur me një motor pranë fshatit Zvirinë dhe për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçari, drejtues i motorit.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2023, rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.