Aksident i rëndë panë Tunelit të Kërrabës, përplasen 10 makina, bllokohet qarkullimi

0
2

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në aksin autostradal Elbasan–Tuneli i Krrabës, duke krijuar kaos në qarkullim. Sipas burimeve nga vendngjarja, të paktën dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Balkanweb