Aksident i rëndë/ Përmbyset kamioni që transportonte emigrantë, të paktën 53 viktima, dhjetëra të plagosur

0
210

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në Meksikën jugore.

Të paktën 53 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po lëviznin është  përplasur.

Mendohet se brenda kamionit ishin 100 emigrantë nga Amerika Qendrore. Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë viktimat të shtrirë  përgjatë rrugës pranë kamionit të përmbysur.

“Ky është një nga aksidentet më të rënda të këtij lloji në Meksikë, me të paktën 58 persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë, tha Luis Manuel Garcia”, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile Chiapas.

Ai tha se viktimat ishin  burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar ende, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e tyre ishin emigrantë nga Hondurasi dhe Guatemala, shkruan BBC.

Chiapas, pikë kufitare me Guatamalën, është një pikë kryesore tranziti për migrantët ilegalë.