Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në aksin Milot –Rubik.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete, e për pasojë dyshohet se 1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve ka humbur jetën një fëmijë, i cili ndodhej tek automjeti që është përfshirë nga flakët
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.