Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë.
Policia bën me dije se në vendin e quajtur Bigor, lagjja “9 Tetori”, Delvinë, shtetasja Xh. T., rreth 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka goditur një shtetas të mitur 8 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.
8-vjeçari është dërguar në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit