Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

0
5
Ardit Murataj
  • Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.