Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku ka humbur jetën një e moshuar.
Aksidenti ka ndodhur pranë një marketi, në aksin Fushë Krujë- Tiranë, ku e moshuara ka hedhur rrugën nga njëra anë në tjetrën, duke u përplasur nga mjeti.
Ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e aksidentit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Aksi Fushë Krujë-Tiranë mbetet një nga më problematikët sa i takon numrit të aksidenteve, dhe veçanërisht atyre me pasoja për jetën.