Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Rr. Gj., 69 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.
Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. Q., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. B., banues në Prrenjas, pasi në Prrenjas, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. G., 34 vjeç, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin J. K., 61 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 35 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi ka tentuar të godasë me mjet prerës babanë e tij dhe ka dëmtuar autoambulancën me të cilën ai u transportua në spitalin psikiatrik.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S., 31 vjeç dhe P. S., 19 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.