Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Një 27 vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes 79-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.