Aksident me vdekje në aksin rrugor TEG-Shkozë

0
130

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor TEG-Shkozë.

Sipas

informacioneve paraprake bëhet e ditur se i riu ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonet dhe është përplasur me bordurën anësore, përplasje kjo, e cila i ka marrë jetën.

 

Njoftimi i policisë: 

Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi F. H., 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.