Aksident me vdekje në Elbasan! Makina përplaset me pemën, vdes 21 vjeçari

0
2

Foto ilustruese

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. U., 21 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. P., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.