Aksident me vdekje në Fushë Krujë, arrestohet efektivi i policisë

0
3

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku ka humbur jetën një grua. Lidhur me ngjarjen në pranga ka rënë një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Nikël-Larushkë, ku drejtues i mjetit ishte vetë efektivi i policisë.

Efektivi Erjon Belba, i cili shërbente në Komisariatin e Policisë Krujë, është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës.