Aksident në afërsi të tunelit të Elbasanit, 5 makina përplasen, disa të plagosur

0
289

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele (13 shtator) në aksin rrugor Tiranë Elbasan.

Në aksident janë përfshirë 5 automjete ndërkohë që raportohet për disa të plagosur.

Aktualisht pritet ndërhyrja e ambulancës dhe policisë teksa personat janë ende në automjete.

Burime për Ora News bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka viktima.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.