Aksident në aksin Elbasan-Librazhd. 3 të plagosur

0
265

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Prrenjas, në fshatin Hotolisht.

Mësohet se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Benz me një furgon mallrash kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

Elbasani Flash