Një automjet ka përplasur një person të identifikuar si Xhemal P. në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ngjarje te vendin quajtur Çesma e Miftarit.
Ky shtetas është gjetur nga qytetarët të rastit të cilët e kanë parë dhe kanë njoftuar ambulancën e mëtej edhe policinë.
Fillimisht ky shtetas është dërguar në spitalin e Librazhdit për ndihmën e parë mjekësore por më pas është transportuar në spitalin rajonal të Elbasanit për shkak të gjëndjes së rënduar, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Elbasani flash