Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik/ Përplasen katër automjete

0
278

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Metalurgjik. Në aksident janë përfshirë 4 automjete.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Siç mund të shihet edhe nga këto foto njëra prej makinave është goditur nga pas.

Aksidenti ka sjellë një trafik në këtë aks, ku në korsinë e makinave të aksidentuara vërehet një radhë e gjatë automjetesh.