Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Kuçovë-Elbasan, në fshatin Vlashuk. Një 33-vjeçare nga qyteti i Kuçovës ka qënë duke udhëtuar me automjetin e saj, tip Mercedes Benz, me targa AB 619 GS por pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur fuqishëm me murin rrethues të një banese në anë të rrugës.
Përplasja ka qënë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar para dhe pas, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është nxjerrë nga makina me ndihmën e banorëve. 33-vjeçarja Fjorela Agalliu, nga qyteti i Kuçovës, është transportuar me ambulancë fillimisht në spitalin e Kuçovës dhe më pas në Spitalin Rajonal të Beratit.
Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë dhe ekspertë të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendit të ngjarjes, për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit.
Fatmirësisht në momentin e aksidentit në rrugë nuk ka pasur mjete të tjera në qarkullim apo kalimtarë