Aksident në aksin Lezhë-Laç, makina shpërthen në flakë pas përplasjes! Shpëtojnë mrekullisht pasagjerët, plagoset shoferi

0
2

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Lezhë-Laç.

Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën në kryqëzimin e Rrilës, ku nga goditja njëra nga automjetet ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Nga raportimet e para, bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Dyshohet se mjeti tip Opel t’i ketë ndërprerë rrugën mjetit tjetër, tip Mercedez, ku për pasojë drejtuesi i mjetit “Opel” Pjeter Çafa është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.