Aksident në aksin Peqin-Elbasan, makina përplas këmbësoren, ndërron jetë në spital 46-vjeçarja

0
2

Foto ilustruese

Aksident me vdekje në Elbasan.

Sipas policisë, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një 59-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, një këmbësore, 46-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.