Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 19.11.2021, në orën 12:00, në aksin rrugor Belsh-Kuçovë, shtetasi D. K., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. C., 54 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi Nj. F., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./elbasani flash