Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen shoferi dhe dy turistë

0
2

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan. Mësohet se një taksi me drejtuesin dhe dy turistë ka përfunduar jashtë rrugës.

Raportohet se të tre personat kanë mbetur të lënduar. Ndërsa siç shihet edhe nga pamjet kanë qenë kalimtarë të rastit që i kanë dhënë ndihmën e parë.

Policia gjithashtu ka mbërritur në vendin e ngjarja dhe po heton për shkaqet e plotë të aksidentit.