Dy persona janë lënduar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Belsh.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan, ku një makinë ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar dy persona, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rënë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Të dhënat paraprake bëjnë me dije se shkak për këtë aksident është bërë lagështia në rrugë./abcnews.