Në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Elbasan ka ndodhur një aksident me pasoja .Burime zyrtare bënë me dije se aksidenti në fshatin Bishqem. Automjeti tip benz me drejtues një 24 vjeçar R. Shabani ka humbur kontrollin e automjetit pasi i është bllokuar drejtimi i lëvizjes nga një automjet tjetër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre shtetas .Në automjetin e shkatërruar nga aksidenti ndodheshin R. Shabani , A. Shabani dhe A. Shabani .Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga R. Shabani .