Aksident në Borsh, dy viktima dhe dy të plagosur

0
2

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të Borshit.

Mësohet se një furgon është përplasur me një automjet. Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Viktimat janë një 60-vjeçar dhe një 65-vjeçare të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.