Një aksident është regjistruar në dalje të Lezhës paraditen e kësaj të marte.
Sipas informacioneve një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar
Ndërkohë që i lënduar është dërguar në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, po heton në lidhje me shkakun e aksidentit.
Gazetari Elidon Ndreka, raporton paraprakisht se shkak dyshohet se ka qenë ndërpreja e rrugës.