Aksident në Divjakë, automjeti godet shtyllën dhe përfundon në kanal

0
308

Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30 në rrugën nacionale “Pushimi i shoferit”, Divjakë.

Mjeti tip Alfa Romeo u përplas me një shtyllë tensioni të lartë dhe ka përfunduar në kanalin anësortë rrugës.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi R.N. 30 vjeç banues në fshatin Mërtish humbi kontrollin e mjetit gjatë një manovre për të parakaluar.

Ai udhëtonte i vetëm ku pas përplasjes u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Punonjësit e OSShE kanë ndërprerë energjinë elektrike për të shmangur kontaktin e personave me rrymen. Në këtë aks rrugor janë shënuar dy viktima dhe disa të plagosur që prej janarit të këtij viti. Rruga “Pushimi i shoferit” Divjakë nuk plotëson kushtet për t’u quajtur rrugë nacionale.

Ora News