Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit, rreth orës 23:15 të darkës, ndërsa viktima është identifikuar si një 62-vjeçar me inicale H.B.
“Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë,”- thotë policia.
Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili aksidentoi dhe më pas e la pa ndihmën e parë 62-vjeçarin.
(k.m/dosja.al)