Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Një makinë e drejtuar nga tre të rinj është përplasur me shtyllën e energjisë elektrike. Goditja ishte e fortë duke dëmtuar rëndë pjesën e përparme të automjetit.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohen të lënduar nga ana e drejtuesit të mjetit por edhe pasagjerëve.
Sipas dëshmitarëve dhe kqyrjeve të para të policisë, shaku ka qenë humbja e kontrollit si pasojë e shpejtêsisê së lartë. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe testet e alkoolit.
Vendi i aksidentit është në lagjen Dyli Haxhire ose e njohur ndryshe si NSHU.
Mln