Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se 2 makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që nga përplasja një prej drejtuesve ka mbetur i lënduar. I plagosuri ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.