Aksident në Golem të Lushnjes, automjeti përplas për vdekje një shtetas

0
211

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 17:40, në Golem, të Lushnjës.
Viktima është një këmbësor i paidentifikuar.

Sipas policisë, ai ka kaluar përmes aksit nacional duke tentuar të dalë në anën tjetër të rrugës. Pranë trafikndarëses, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, e ka përplasur në pjesën e përparme.

Vdekja ka qenë e menjëhershme thotë policia në vend ngjarje, ndërsa në rrugë kanë mbetur perveç njollave të gjakut, edhe atletet e viktimës.

Zona e Golemit është e pandriçuar dhe mjetet lëvizin me shpejtësi. Në muajin nëntor dy viktima këmbësorë u shënuan në këtë aks i cili është bërë njollë e zezë për aksidentet.

Viktima rreth 55-60 vjeç është mashkull dhe është dërguar në morg ndërsa u shoqërua në polici drejtuesi i mjetit me të cilin po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.