Aksident në Gramsh, automjeti del nga rruga dhe bie në përrua, raportohet për një të plagosur

0
140

Aksident në dalje të qytetit të Gramshit.

Burimet bëjnë me dije se deri tani raportohet për një person të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “varrezat e qytetit”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.

I plagosur ka mbetur 66-vjeçari Ramazan Ballolli, drejtues i mjetit. Ai është transportuar në spital ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.