Aksident në Gramsh, drejtuesi i mjetit përplaset me parmakët e urës

0
2231

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përplasur me parmakët e urës tek agjencia në Gramsh.

Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Nga pamjet filmike shihet se si një pjesë e urës është dëmtura nga aksidenti, teksa policia ka vendosur edhe shiritat rreth saj.