Aksident në Klos, makina përfundon në përrua/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, dyshohet se mori rrjedha e ujit

0
54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos. Mësohet se një automjet është aksidentuar në vendin e quajtur ura e fshatit Dars dhe ka përfunduar në përrua.

Policia dhe zjarrfikëset mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një shtetas 30-vjeçar e ka marrë rrjedha e përroit.

Policia identifikoi dhe ka arrestuar shoferi, një 24-vjeçar me dyshimet se pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mis u dhënë ndihmë pasagjerit.

Gjatë testit të alkoolit ka rezultuar se 24-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur.