Aksident në Korçë/ Mjeti përplas biçikletën, drejtuesi në gjendje kritike për jetën

0
242
Ardit Murataj

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se një mjet ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë. Si pasojë, ky i fundit është plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./abcnews.al