Dy makina janë përplasur në zonën e Laprakës mesditën e sotme, me pasojë plagosjen e një prej drejtusve të mjeteve.
Policia bën me dije se është dërguar në spital shoferja e njërës prej makinave, shtetasja me inicialet E.P.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2020, në Laprakë, mjeti me drejtues shtetasin M.B., është pëplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net