Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë vendit të quajtur “Tre Urat”.
Në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa një kamion për pasojë ka përfunduar në humnerë.
Nga informacionet paraprake nuk flitet për viktima, por vetëm dy të plagosur.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital.