Një aksident ka ndodhur përgjatë Lungomares në Vlorë, në rrugën “Murat Tërbaçi”.
Ngjarja ndodhi rreth orës orës 16:30, ku 25-vjeçari M. E., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me palmat anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i makinës ka mbetur brenda në makinë pasi nga goditja e fortë makina është dëmtuar rëndë dhe shtrembëruar, duke mos e lejuar të dali nga makina.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve që kanë hapur llamarinën e makinës dhe kanë nxjerrë drejtuesin e benzit.
Më pas ai është shoqëruar në spital me dëmtime në pjesën e këmbës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel