Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në ‘By-pass’-in e Lushnjës
Një makinë fuoristradë tip “Toyota” me drejtuese A. J., 28 vjeçe, ka përplasur një këmbësor rreth të 60-tave duke e lënë të vdekur.
Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se teksa ka tentuar të kalojë rrugën në këmbë, i ka prerë rrugën automjetit
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili udhëtonte së bashku me familjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.