Aksident në Lushnjë, makina përplaset me motorin, plagoset rëndë një nga shoferët

0
23

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motor. Nga përplasja ka marrë plagë të rënda drejtuesi i motorit, i cili për pasojë ka përfunduar në spital.Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë automjeti, i cili dilte nga një biznes në anë të rrugës.