
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme, në aksin e rrugës kombëtar Peqin–Elbasan në vendin e njohur si Vidhas. Sipas burimeve paraprake në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për drejtuesin e njërës prej makinave dhe bashkëshorten e tij, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit më për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.aksidenti ka ndodhur në momentin kur njëri nga automjetet që kishte kryer një ndalesë për furnizim me karburant, ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike. Gjatë kësaj manovre, ai është përplasur me një tjetër automjet që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet kanë devijuar nga rruga, duke përfunduar jashtë saj, njëri mbi tjetrin.Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë e palëve të përfshira, si dhe për të vlerësuar nëse shkelja e rregullave të qarkullimit apo mungesa e sinjalistikës ka ndikuar në shkaktimin e ngjarjes.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk është bërë ende e ditur.
